Dyshohet se vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës

Zbulohet identiteti i personit në rrethana ende të paqarta ka vrarë veten në ambientet e poligonit të qitjes. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bledi Hasani.

Mësohet se personi në fjalë ka qenë klienet në këtë poligon te ‘Air Albania’, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera në këtë vend.

LEXO  E RËNDË/ Aksident i gjashtëfishtë, një shqiptar i vdekur dhe 10 të plagosur

Ndërkohë, sot teksa bënte qitje, dyshohet se e ka drejtuar armën nga vetja. Policia po heton rreth rastit në fjalë, për të zbardhur motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

LEXO  U kapën me armë në një mjet luksoz dhe njëri tentoi t’i ikë policisë në Sarandë/ Gjykata jep dënimin për 3 personat

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

LEXO  I nxehti pritet të thyejë sërish rekord në 5 vitet e ardhshme, ekspertët japin alarmin

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./BalkanWeb

Lajme Te nGjashme