Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar protestën e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë për lirimin e liderëve të UÇK-së.
Berisha theksoi se Rama kishte planifikuar të fliste mbi 1 orë, por sipas tij, u tërhoq nga protesta.
Gjithashtu shtoi kryedemokrati, “armiku i Kosovës, po aq sa Aleksandër Vuçiç, donte të bëhej patriot”.
“Edi Rama u tërhoq por kam dëshmitë që ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë. Do të bëhej patriot njeriu që me aktet e tij është ndaj Kosovës po aq armik sa Vuçiç”, tha Berisha.
Duke shtuar: “Dje urdhëroi mosvotimin e rezolutës për gjenocidin serb”.