Pse mungon Rama në protestë? Ja si përgjigjet Manastirliu

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u zhvillua në kryeqytet.

Në një prononcim për A2CNN, Manastirliu tha:

“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Të gjithë këtu jemi për një qëllim, “Liria ka një emër” dhe është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

LEXO  Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës

Kur u pyet se pse kryeministri Edi Rama nuk ndodhet sot në protestë, Manastirliu u përgjigj: “Pjesëmarrja në tubim, siç e ka thënë edhe kryeministri, është e lirë. Unë kam edhe një lidhje me Kosovën, gjyshja nga babai është gjakovare, kështu që kam vlerësuar që të jem këtu”.

LEXO  Misteri që rrethon vdekjen e 26-vjeçarit shqiptar: U aksidentua dhe ra poshtë urës, u gjet pas 8 orësh…

Lajme Te nGjashme