Sot protesta për UÇK-në, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut me flamuj kuqezi drejt Tiranës (Video)

Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Qindra protestues me flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së janë nisur nga Kosova e Maqedonia e Veriut po dynden nga ora ne ore drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës e cila do të nisë në orën 17:00 në Sheshin “Skënderbej”. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” nga veteranët e UÇK-së.

LEXO  A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve? Çfarë tregon studimi, ja sa kafe duhet të pini në ditë

Në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, protestës pritet t’i bashkohet edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, por edhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së.

Nga politika shqiptare, protestës pritet t’i bashkohen edhe deputetët e PS, ndërsa PD ka refuzuar të marrë pjesë. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë.

LEXO  Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Berisha nxjerr videon: Autori, nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

Sot Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës për protestë. Ndërkohë, kryebashkiaku i Prishtinës ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim që mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë në Tiranë.

Që në orët e para të ditës janë vërejtur lëvizje të shtuara në “Rrugën e Kombit”, ku dhjetëra automjete, të zbukuruara me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së, po udhëtojnë në grupe drejt kryeqytetit shqiptar.

LEXO  Megaoperacioni në Elbasan, zbardhen emrat e të arrestuarve, si u godit rrjeti i shpërndarjes së drogës

Për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, Policia Rrugore ka shtuar prezencën përgjatë aksit për të garantuar qarkullim normal dhe për të shmangur bllokimet e mundshme të trafikut.

Tubimi në Tiranë pritet të zhvillohet gjatë orëve të pasdites, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje paqësore dhe respektim të rendit publik./Oranews

Lajme Te nGjashme