Akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian/ Gjykata lë në burg pa afat Kamber Sulçen, autori “kyç” gojën në gjyq

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Kamber Sulçen, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi.

Vendimi u shpall nga kryetarja e gjykatës, gjyqtarja Entela Selmanaj, pas një seance që u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun, për shkak të natyrës së rëndë të çështjes.

LEXO  Vrasja e Ilaria Sulës merr një kthesë tjetër! Çfarë mësoi studentja shqiptare për ish-të dashurin para se t’i merrte jetën?

Sipas burimeve zyrtare, prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, paraqiti në seancë aktet dhe provat e mbledhura nga grupi hetimor në vendngjarje, si dhe zhvillimet që pasuan, përfshirë vetëdorëzimin e Kamber Sulçes tre ditë më parë pranë organit të akuzës.

LEXO  Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru, identifikohet autori. Detaje nga ngjarja

Në fjalën e tij, avokati mbrojtës Arsenal Zotaj, i ardhur nga Vlora, theksoi se vetëdorëzimi i klientit të tij përbën një rrethanë lehtësuese që duhet marrë në konsideratë nga gjykata. Megjithatë, kjo nuk e ndryshoi vendimin për masën më të rëndë të sigurisë.

Vetë i pandehuri Kamber Sulçe ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur gjatë gjithë seancës dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë përpara trupit gjykues.

LEXO  Gaza në ditët më të errëta: 11 të vrarë në furrën e bukës dhe qyteti nën rrethim

Pas shpalljes së masës “arrest me burg pa afat”, avokati mbrojtës bëri me dije se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Lajme Te nGjashme