Goditi me kosore një 39-vjeçar, arrestohet 56-vjeçari! I shkaktoi të lënduarit dëmtime në kokë, pjesë të trupit dhe thyerje të krahut

Policia ka arrestuar një 56-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur me kosore një 39-vjeçar për motive të dobta.

Në pranga ka rënë Besnik Shkambi, banues në fshatin Mali i Jushit.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Goditi me mjet prerës, për motive të dobëta, një shtetas, arrestohet 56-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi B. Sh. kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

LEXO  Nuk është më sekret, zbulohet e dashura e DJ Geek

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi P. V., 39 vjeç, është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë, pasi është goditur me mjet prerës (kosore) nga shtetasi B. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta. Mjeti prerës (kosore) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXO  Ndezi zjarr në Dajt duke djegur 600 hektarë tokë, arrestohet 63 vjeçari

Shtetasi P. V. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te nGjashme