TRAGJIKE në këtë vend/ Aksidentohet autobusi me pasagjerë, të paktën 15 të vdekur

Një aksident tragjik me pasoja të rënda ka ndodhur në verilindje të Brazilit, ku një autobus pasagjerësh u përmbys.

“The Guardian” raporton se kanë humbur jetën të paktën 15 persona, teksa autobusi ishte nisur nga shteti i Bahias dhe u rrëzua pranë qytetit Saloá. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalet e zonës.

LEXO  Amber tallet me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin e mjetit me 30 pasagjerë, kur kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me gurët në anë të rrugës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, më shumë se 10,000 persona humbën jetën në aksidente trafiku në Brazil gjatë vitit 2024. Ky është aksidenti më i rëndë i këtij viti në vend, pas disa ngjarjeve të ngjashme me pasoja tragjike.

LEXO  Tiranë, 5 vajza nën hetim pasi rr*hën të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet

Në prill, 11 persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën në një përmbysje autobusi në juglindje të Brazilit, ndërsa në shkurt një tjetër aksident në São Paulo mori 12 jetë.

LEXO  Të akuzuar për “Shpërdorim detyre”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Jorgo Goron

Lajme Te nGjashme