Tre shqiptarë rrahin brutalisht një italian për t’i grabitur orën Rolex

Një ngjarje e dhunshme është regjistruar në shtator në një klub nate në qytetin italian të Meldola, ku tre shtetas shqiptarë kanë sulmuar brutalisht një italian për t’i grabitur orën e dorës, një “Rolex”.

LEXO  Prezantoi qeverinë në Asamblenë e PS-së, Rama publikon fotoalbumin me ministrat e kabinetit të ri

Sipas mediave italiane, autorët e dyshuar janë të moshës 22, 26 dhe 47 vjeç. Dy prej tyre, që nuk kanë banesë të përhershme në Itali, janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa i treti, banor i zonës së Forlì-t, është vendosur nën arrest shtëpiak.

LEXO  Vaksinimi/ Nis sezoni i virozave, paralajmëron pediatrja: Ja kush duhet patjetër të vaksinohet kundër gripit këtë vit

Ngjarja ndodhi në momentin kur viktima po dilte nga një lokal nate. Dy prej autorëve e pritën jashtë dhe e sulmuan me dhunë ekstreme, duke e goditur pa mëshirë derisa e rrëzuan në tokë. Para se të largoheshin, ata i morën orën e shtrenjtë.

LEXO  “Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në rubrikën “Shihemi në gjyq”, krimin e sotëm Gjon Shkambi (Video)

Për pasojë, italiani ka përfunduar në spital me fraktura të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme Te nGjashme