U nda nga jeta në moshë fare të re, Niko Peleshi jep lajmin e trishtë…

Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dhënë sot lajmin e trishtë se vajza e mikut të tij është ndarë nga jeta në moshë të re.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Peleshi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Joana Qylit në moshë fare të re kur siç thotë edhe ai, gjithcka duhej të fillonte.

LEXO  E RËNDË/ Aksident i gjashtëfishtë, një shqiptar i vdekur dhe 10 të plagosur

Mesazhi i Peleshit:

Një lajm i trishtë na ka prekur sot të gjithëve. Joana, vajza e mikut tim Thoma Qyli, u nda nga jeta në një moshë ku gjithçka duhej të kishte filluar.

LEXO  Lideri Suprem i Iranit reagon për herë të parë pas konfliktit me Izraelin

Një vajzë e mirë, me shpirt të pastër, e talentuar, me etje për dije, plot dritë dhe jetë.

Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë një prind për humbjen e fëmijës, por mendimet dhe lutjet janë me familjen Qyli në këtë dhimbje të pamatë.

LEXO  Tentativë rrëmbimi në Tiranë, shënjestër vajza 6 vjeçare e detektives Shkënda Lili

U prehtë në paqe Joana, dhe kujtimi i saj qoftë dritë përjetë.

Lajme Te nGjashme