Vrasja e shqiptarin në Universitetin italian, zbardhen DETAJE: Dikush u përpoq të fshinte gjakun…

23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani, u gjet i vdekur në parkingun e Departamentit të Matematikës në Universitetin e Peruxhias në Itali.

Autoritetet u vunë në alarm në orën 4 të mëngjesit, por kur mbërritën ekipet e emergjencës, nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për të riun.

Sipas burimeve, sulmi u krye me thikë. Një plagë e thellë ishte e dukshme në trup, pranë gjoksit, e cila rezultoi fatale. Disa të rinj të pranishëm raportuan një sherr me një grup tjetër të rinjsh, të cilët ikën menjëherë pas goditjes me thikë.

LEXO  Kush do ketë tension dhe lodhje? 3 shenjat e horoskopit që duhet të hapin mirë sytë sot

Sipas informacioneve, Cumani, kishte mbërritur në Perugia me disa miq për të kaluar mbrëmjen në qytet. Grupi më pas u takua me të rinj të tjerë dhe dy grupet dyshohet se u grindën. Më pas hserri degradoi në përdorimi ne thikave, duke përfunduar në tragjedi. Vendndodhja e krimit zbuloi njolla gjaku përpara Departamentit të Matematikës dhe në zona të ndryshme të parkingut.

LEXO  Irani kërcënon Izraelin me raketa të reja që do të “tronditin botën” – çfarë fsheh kjo armë që tremb gjithë rajonin? (Video)

Rreth kabinës së hyrjes dhe përgjatë shkallëve u gjetën shishe pije alkoolike dhe gota plastike, siç ndodh shpesh në fundjavë, megjithëse është e paqartë nëse ato kishin lidhje me incidentin.

LEXO  Celibashi u bën foto dhe i kap ‘mat’, Noka dhe Balla, ironi teksa ndjekin nga afër numërimin e votave të Greqisë: O Flamur, vetëm sherr do

Një shishe plastike me njolla gjaku e gjetur pranë një njolle gjaku sugjeron se dikush mund të jetë përpjekur ta lajë gjakun pas sulmit.

Lajme Te nGjashme