Shi dhe mjegull në disa zona! Ja parashikimi i motit

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

LEXO  Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror, ja si do ndryshojë pagesa e tarifave për gjobat, detyrimet dhe pronat

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

LEXO  Deputeti shqiptar i Parlamentit serb padit kryetaren e Kuvendit të Serbisë për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

LEXO  Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Lajme Te nGjashme