“Kishte një përqindje të vogël shprese”- Sëmundja i rrezikoi jetën, aktorja për “betejën” e Genc Fugës: Ishte mrekulli e Zotit

Eni Jani, bashkëshortja e Genc Fugës, ka folur për betejën e aktorit me sëmundjen që i rrezikoi jetën.

Aktorja u shpreh se kishte një përqindje të vogël shprese se Genc Fuga mund të mbijetonte, por shtoi se “ka qenë një mrekulli e Zotit”.

“Patjetër që kam një mirënjohje për të shprehur, sepse situata në të cilën Genci vajti nuk ishte e mirë. Pothuajse ishte me një përqindje të vogël shprese, por vërtetë që ato kanë bërë një mrekulli me Gencin.

Faleminderit Zotit, se mbi të gjitha unë jam edhe që besoj në Zot, edhe kjo vërtetë ka qenë një mrekulli e Zotit. Një nga gjërat që unë e them me më shumë bindje ishte dhe energjia edhe gjithë ato lutjet e njerëzve, gjithë lutjet e tyre në lidhje me Gencin. Mendoj që ka ndikuar te kjo gjëja”, tha aktorja në “Diagnozë”.

LEXO  Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

Aktori i njohur, Genc Fuga iu nënshtrua në atë kohë një ndërhyrje kirurgjikale në korrik 2023 për shkak të një goditje në tru.

Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani kërkoi ndihmë, pasi operacioni kushtonte 19 mijë euro.

Vetëm pak orë pas apelit për ndihmë, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve duke bërë që shuma të sigurohej.

Lajme Te nGjashme