Leskaj theu urdhrin? Berisha: Nuk ka pasur urdhër për të mos marrë pjesë në protestën për UÇK! Rama hodhi poshtë rezolutën për gjenocidin, nxiti ndarjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama jo vetëm për manipulim të informacioneve se PD është kundër UÇK-së dhe Kosovës, por edhe si njeriu që ka nxitur ndarjen e saj.

I pyetur për deputetin Bujar Leskaj, nëse kishte thyer urdhrin e partisë për të shkuar në protestën në mbështetje të UÇK-së te sheshi “Skënderbej” të shtunën, kreu i selisë blu e mohoi, duke thënë se nuk kishte pasur asnjë urdhër të tillë nga PD.

Ai e denoncoi Ramën edhe për votën kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, që mazhoranca e rrëzoi javën e kaluar në Parlament pas propozimit të opozitës.

“Nuk ka pasur asnjë urdhër për të mos marrë pjesë në protestë. Ka pasur mbështetje të kauzës së luftë së UÇK. Dënoj manipulimin e tmerrshëm në këtë fazë nga ana e Ramës. Të hedhësh poshtë rezolutën për gjenocidin serb nuk bën asgjë tjetër se je antishqiptar dhe argat i ultranacionalizmit Serbisë. Me deficit të tmerrshëm të njerëzisë dhe karakterit njerëzor”, tha ai.

LEXO  Goditje në qeveri/ Rama i nxjerr të gjithë ministrat me ‘leje’, ja kur do të mësohen emrat e qeverisë së re

Berisha kujtoi gjithashtu se ai personalisht ka mbështetur Kosovën dhe UÇK-në dhe ka dënuar barbarinë serbe, kurse kryeministri sipas tij shkonte me helikopter me qëllime të mbrapshta dhe tani hiqet si patriot.

“Kjo barbari e serbëve ndaj kosovarëve ka ndodhur që nga vitet 70 dhe deri më 1999, kjo barbari është e regjistruar edhe në analet e historisë. Unë s’jam si ai (Rama), që shkon në Kosovë me helikopter dhe takon këtë dhe atë dhe tani del për t’u paraqitur si patriot. Do t’i ndihmosh? Paguaj avoketërit, jep ndihmë finaniare, ka paguar 10 mln euro qeveria e tyre deri tani”, nënvizoi kreu i PD.

Në fund të përgjigjes në konferencë për këtë çështje, Berisha akuzoi Ramën edhe për përçarje dhe ndarje të Kosovës, me ndihmën e Sorosit dhe Millosheviçit.

Lajme Te nGjashme