Ngjarja tragjike në Maliq, flet dëshmitarja që dha ndihmën e parë: Vajza po qante në oborr, djalin e gjetëm të shtrirë

Xhemile Kapari ishte dëshmitarja e parë e ngjarjes tragjike në Maliq, e cila dha dhe ndihmën e parë për vajzën e mitur, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT.

Ajo u shpreh se vajzën e gjeti duke qarë në oborr, ndërsa djali ishte i shtrirë barkas, ndërsa trupi i nënës ndodhej brenda në banesën që ishte mbuluar nga tymi pa shenja jete.

“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo vajza qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur’. Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit’.

Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë ka vdekur. Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda e gjeti policia dhe zjarrfikësja.

LEXO  “Shkrepe, shkrepe shpejt”/ Florian Binaj zbulon historinë e fotos me Erion Veliajn: Më erdhi si hije nga mbrapa dhe..

Vajtëm dhe ngritëm vajzën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste.

Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda. Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi kempi, 200 mijë lekë nuk u mjaftonin. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy, një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo.”

Lajme Te nGjashme