Për çfarë e ndaluan? Xheneta zbulon si i shpëtoi ARRESTIMIT në Dubai

Xheneta Fetahu, e cila është pjesë e panelit në “Trotuar” në “E Diell”, ka treguar një ditë më parë se si i shpëtoi arrestimit në Dubai.

Teksa tema e ditës ishte për veshjet, a ruhet kodi i veshjes në institucione të ndryshme, Xheneta rrëfeu një histori personale kur ishte në Dubai

“Nuk e kam ditur që në Dubai kishte një kod veshje. Kam qenë me xhinse dhe një bluzë me shpinë goxha të hapur se ishte vapë. E më rastisi që më ndalën në rrugë dhe më thanë që nuk mund të dalësh kështu”, tha Fetahu.

LEXO  Ngjarje e rëndë në vend/ Djali sulmon me thikë nënën e tij, gruaja në gjendje të rëndë

E pyetur nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, se ‘çfarë bëre ti në atë moment?’, Xheneta u përgjigj menjëherë:

“Unë u futa në dyqan dhe bleva një xhaketë dhe e vesha”.

Kujtojmë se të shtunën, Fetahu, ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku ka bërë një rrëfim emocional për jetën e saj private, ku u ndal edhe te raporti i saj me fituesin e “Big Brother VIP 4”, Gjesti.

Lajme Te nGjashme