U arrestua për vjedhje bagëtish, por iu zbulua dhe abuzimi s*ksual me të miturën, 38-vjeçari dënohet me 12 vite burgim

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, për abuzim seksual me një vajzë të mitur.

Fillimisht Gjoka u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

I pandehuri mohoi akuzat, por në fund u gjet fajtor për të dyja veprat penale nga Gjykata.

Në dëshminë e vajzës 13-vjeçare, e marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim. Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, ç’ka ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion.

LEXO  Konfliktohet me dy punonjëset dhe i kërcënoi me armë, pranga pronarit të hotelit në Borsh

Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së “Shna Ndout” në Laç.

Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth. Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, gjë që çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë.

Lajme Te nGjashme