Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Trikala të Greqisë, ku një 18-vjeçar ka pranuar para autoriteteve se është përgjegjës për vdekjen e nënës së tij.
Sipas burimeve policore, i riu ka telefonuar vetë në komisariat, duke njoftuar për atë që kishte ndodhur në banesën e tyre në zonën e Flamoulit.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka arrestuar të riun dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie familjare.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione të detajuara mbi dinamikën e ngjarjes, por konfirmojnë se hetimet janë në vijim.