Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Këtë javë, qielli hap një kapitull të ri për të gjithë shenjat e zodiakut. Hëna e Re në Peshore dhe bashkëveprimi i saj me Diellin, Mërkurin dhe Marsin krijojnë një klimë të favorshme për nisje të reja, vendime të rëndësishme dhe zhvillime personale e profesionale.
Lexoni më poshtë se çfarë rezervon kjo javë për ju, nga dashuria e deri te financat, përmes syrit të yjeve!
Dashi
Dashi do të duhet të vendosë prioritet me këtë Hënë të Re ballë përballë vetes, për të korrigjuar raportet – jo vetëm ato personale, por edhe raportet me njerëzit me të cilët bashkëveprojnë. Hyrjet astrologjike ndodhen përballë tyre, duke nxjerrë në pah nevojën për ekuilibra emocionalë. Mërkuri dhe Marsi tek Akrepat ndihmojnë për vendime të qeta në punë dhe në bashkëpunime të rëndësishme që mund t’i rezistojnë kohës, nëse mbahen në ton të ulët.
Demi
Vendosja e Diellit mbi këtë Hënë të Re favorizon çështjet profesionale. Mërkuri dhe Marsi përballë nxisin përmirësimin e rutinës në punë: kushtet, bashkëpunimet, obligimet dhe mënyra e vlerësimit. Nëse diskutojnë për punë, shpërblime ose detyra, duhet të përdorin tone të kontrolluara për të arritur ekuilibër. Rutina e punës është pika ku do ndihen më të stabilizuar.
Binjakët
Binjakët kanë një Hënë të Re argëtuese, sociale, plot lëvizje dhe komunikim tipike për karakterin e tyre. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi sjellin analiza të thella për çështje financiare që lidhen me të ardhmen: studime të fëmijëve, kursime apo investime. Edhe beqarët analizojnë të ardhmen ekonomike me seriozitet të theksuar.
Gaforrja
Gaforret përballen me sfidën e menaxhimit të kohës ndërmjet detyrimeve familjare dhe dëshirës për zhvillim profesional. Mërkuri mbi Mars sjell propozime dhe lëvizje në punë që kërkojnë përkushtim. Gaforrja duhet të bëjë ndarje të qarta në përdorimin e kohës. Kjo Hënë e Re favorizon ata që janë strategjikë, jo spontanë.
Luani
Hëna e Re tek Peshorja ndihmon Luanët në takime dhe kontakte që sjellin zhvillime profesionale. Mërkuri dhe Marsi në Akrep ndihmojnë në përshpejtimin e planeve të tyre. Luanët mund të kenë fat të takojnë njerëzit e duhur në kohën e duhur. Në pjesën sociale, janë në elementin e tyre.
Virgjëresha
Hëna e Re mbi Diell sjell impulse për zhvillime ekonomike: shpenzime, investime apo planifikime financiare. Mërkuri mbi Mars i jep forcë vendimmarrjes dhe mënyrës së ekzekutimit. Virgjëreshat duhet të diskutojnë paraprakisht me partnerët apo familjarët që ndajnë xhepin e tyre, për të shmangur keqkuptime që mund të kthehen në pengesa.
Peshorja
Hëna e Re dhe Dielli në shenjën e tyre tregojnë dëshirën për ndryshim. Peshoret mund të kërkojnë ndryshim në stil, mënyrën e jetesës, apo në karrierë. Ky ndryshim duhet të vijë nga dëshira e tyre e brendshme dhe jo nga imponimi i kushteve apo njerëzve të tjerë. Mërkuri mbi Mars mund të sjellë zhgënjim nëse nuk ndjekin dëshirat e veta.
Akrepi
Akrepat përfshihen në një periudhë reflektimi dhe korrigjimi. Hëna e Re i nxit të analizojnë gabimet apo pengesat që i kanë ndaluar të zhvillohen. Mërkuri mbi Marsin forcon intuitën dhe i ndihmon të marrin vendime të rëndësishme pa u bazuar vetëm në logjikë. Priten takime, lëvizje dhe jetë sociale intensive për Akrepat.
Shigjetari
Shigjetarët ndihen emocionalisht të ndjeshëm dhe në nevojë për përforcim të raporteve të tyre. Këshillat duhet t’i marrin vetëm nga njerëz të dashur e të besuar. Në punë, Mërkuri mbi Mars ndihmon për të zgjidhur çështje të vjetra. Ata që janë në mes të shenjës pritet të marrin lajme të mira që nga dita e nesërme.
Bricjapi
Kjo Hënë e Re nxit nisjen e projekteve të reja dhe pozicionime ndryshe në punë. Bricjapët që duan të përfshijnë të tjerë në planet e tyre, duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën e komunikimit, për të shmangur kundërshti apo vonesa. Në punë, mënyra e të shprehurit me eprorët është vendimtare jo fjalët, por intonacioni.
Ujori
Hëna e Re i ndihmon Ujorët në zgjidhjen e çështjeve me institucione: zyrtare, pronësore, shkollore, ligjore. Zgjidhjet janë të shpejta dhe në përputhje me dëshirat e tyre. Kujdes duhet të kenë me kontrollin mbi financat dhe pritshmëritë. Plutoni është kthyer në drejtim të drejtë vetëm prej pak ditësh, ndaj duhet kohë për të dhënë efektet pozitive.
Peshqit
Hëna e Re favorizon çështje të rëndësishme personale dhe familjare: zgjerim familjar, shtatzëni, plane të mëdha jetësore. Mërkuri mbi Mars ndihmon për të ndërmarrë veprime pa shumë zhurmë, por me efekt të lartë. Peshqit do ndihen krenarë për vendimet që marrin. Ata që nuk kanë plane, le të nisin javën me një buzëqeshje të madhe./vizionplus.tv