‘I frytshëm’, Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: I gatshëm të takohem edhe me Berishën

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj zhvilloi sot një takim me koordinatorët e partive politike opozitare.

Në një deklaratë për mediat, Binaj e cilësoi takimin si të frytshëm dhe tregoi se është duke punuar me një ekip jopartiak për programin politik.

Binaj shtoi se nuk është takuar ende me kryedemokratin Sali Berisha, por është i gatshëm të zhvillojë një takim me të.

Bindaj ndau edhe një mesazh që qytetarët t’i bashkohen pa asnjë dallim partiak.

“Takimi i parë me partitë e opozitës dhe ishte takim i frytshëm. I pari nga shumë të tjera që na presin. Mesazhi im është që ne të jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat kërkoj që qytetarët t’na bashkohen pa dallim partie. Ky moment vlen shumë. Jemi duke punuar me një ekip jopartiak që të dalim dhe të prezantojmë programin për qytetarët. Nuk kam folur më më Berishën, jam i gatshëm të takoj çdo kryetar të opozitës. Jam kanidaidt pavarur dhe nëse e shihni si një lloj varësie që vjen mbështetja, atëherë jam i varur nga të gjitha partitë”,-tha Binaj.

LEXO  “Finalja” e parë për në Botërorin 2026/ Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Letoni

Lajme Te nGjashme