“Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”,ish prokurori zbulon detajet: Motorin e ka ekzekutivi,ja roli që ka

Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, motorin e lavatriçes që pastron paratë e pista në Shqipëri e drejton ekzekutivi.

I ftuar në një emision televiziv, Beçi u shpreh se ka një sërë boshllëqesh ligjore, disa prej të cilave mund të jenë dhe të qëllimshme, për të bërë të mundur pastrimin e produkteve të veprës penale.

“Kriminelët shqiptarë flasin më shumë gjuhë të huaj se ambasadorët. Ata bashkëpunojnë në Itali, Brazil, Kolumbi për të krijuar linjën e trafikut përmes korrupsionit. Ne nuk kemi përse mërzitemi pse Shqipëria është një tabelë qitjeje. Nga 1998 e sot ne ja kemi kaluar dhe profesorëve. Organizatat shqiptare a nuk janë të lidhura me familje dhe farefisni? A nuk është e vërtetë që nuk të falin qindarkën?

LEXO  Kush ishte Hekuran Cumani, 23-vjeçari shqiptar i vrarë në Perugia? Nga pasioni për sportin dhe palestrën, te punët sezonale! Çfarë rrëfejnë miqtë

Bashkëpunimi me Italinë na çoi me Belgjikën. Ne prodhuam kanabis, me lekët e tij blemë drogë të forta, lekët i sollëm këtu dhe po i pastrojnë.

Motorin e pastrimit e ka ekzekutivi. Ekzekutivi ka një rol të rëndësishëm. Problem janë titujt e pronësisë, se lejojnë pastrimin e parave. Bitcoin.

Pronarët përfitues janë të papërcaktuar dhe na le tek zona gri. Pastrimi i produkteve ngeli te ndërtimi”, tha Beçi në “Off the Records”.

Lajme Te nGjashme