“Mafia shqiptare si Ndragheta”, gazetari italian zbërthen skemën: Ja si celula terroriste, zhduken pa gjurmë

Gazetari italian, Nello Trocchia, autor i një libri për krimin e organizuar ka folur për mafian shqiptare.

Trocchia u shpreh se mafia shqiptare ngjan shumë me Ndragheta-n pasi është më shumë familjare.

Ai shpjegon se ajo ka disa celula që kur është e nevojshme dhe kur kanë përballje me kundërshtarë, bashkohen në një të vetme e më pas zhduken me shpejtësi.

“Mafia shqiptare ka karakteristike specifike, ndryshe nga mafia italiane. Ajo nuk ka një strukturë piramidale. Ajo ka rrënjë familjare si Ndragheta. Unë e them në librin tim, pas bisedimeve me hetuesit. Një organizatë ka disa celula të ngjashme. Nuk ka një dominim shqiptar.

LEXO  Berisha tha se do të mbështesin kandidatë të pavarur, PD e Vlorës del kundër: Emrin e zgjedhin forumet tona

Disa hetues që e kanë thelluar këtë temë më kanë referuar se ato i ngjajnë celulave terroriste. Në territor kanë ushtarë dhe bashkëpunëtorë. Kur këto celula kanë probleme me grupe të tjera, ato shkrihen dhe shpërndahen. Është një karakteristikë thelbësore, pasi e bën të vështirë dallimin. Mafia shqiptarë është e lidhur me territorin dhe një zhvillim ndërkombëtar”, tha gazetari italian.

Lajme Te nGjashme