“Më ka ngacmuar sek*ualisht”/ Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për veprën penale të “Shpifjes”, duke e dënuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra.

Egla Ceno, fituese e edicionit të fundit të “Big Brother VIP”, kishte deklaruar gjatë një emisioni televiziv se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv, duke përmendur mbiemrin “Kodra”.

Pas kësaj deklarate, Saimir Kodra reagoi publikisht dhe iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, duke kërkuar shpalljen fajtore të aktores për dëmtim të imazhit dhe reputacionit të tij.

Gjatë procesit gjyqësor, Egla Ceno paraqiti disa versione mbrojtjeje. Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, tha se nuk e kishte përmendur emrin e plotë të moderatorit, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”.

LEXO  VIDEO/ Plas sherri në mes të Tiranës, i riu i merr armën policit dhe tenton të qëllojë

Në një seancë tjetër, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj kishin karakter simbolik dhe nuk kishin të bënin personalisht me Saimir Kodrën.

Gjykata vlerësoi se deklaratat e Egla Cenos përbënin shpifje dhe dëm të padrejtë ndaj figurës publike të moderatorit, duke vendosur dënimin me gjobë.

Lajme Te nGjashme