Deputetja njëherësh dhe Zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon mungesën e ujit të çezmat e shtëpive të kryeqytetit. Përmes një video-postimi të publikuar në rrjetet sociale Xhixho thekson se shumë lagje të kryeqytetit vazhdojnë të mbeten pa ujë për orë të tëra.
“Ndërkohë që flitet për Pasaportën Europiane, qytetarët e Tiranës po përballen me një problem jetësor: mungesën e ujit.
Shumë lagje të kryeqytetit vazhdojnë të mbeten pa ujë për orë të tëra”, shprehet deputetja Erisa Xhixho.