Jetmir Llanaj është personi që akuzohet se përndiqte një 16-vjeçare, e cila sot tentoi vetëvrasjen në Tiranë.
46-vjeçare Llanaj aktualisht ndodhet në burg, pasi është arrestuar më 3 mars të këtij viti, nën akuzë për gjobëvënie ndaj bizneseve.
Por Llanaj ka një histori më të thellë kriminale. Më 9 korrik të vitit 2021, ai do të vriste Mark Shkretën si hakmarrje, pasi dy djemtë e tij i kishin vrarë djalin 9-vjeçar.
Vrasja u shënua në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir si autorin e dyshuar. Jetmiri dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.
Jetmiri ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.
Sa i përket ngjarjes së sotme, e mitura 16-vjeçarja tentoi të dëmtonte veten me mjet prerës, në gjendje të rënduar psikologjike.
Ajo përndiqej prej disak ohësh nga 46-vjeçari, i cili dërgonte persona të tjerë për ta kontrolluar. Llanaj dhe e mitura raportohet se kanë patur një lidhje së bashku, por e kanë ndërprerë kur ai është arrestuar.