“Siç tha Erioni…”, pas daljes nga SPAK, Tom Doshi ‘thumbon’ Veliajn: Më pyetën për një çështje që s’ka lidhje me mua

Kreu i PSD, Tom Doshi pasi u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK, ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Në prononcimin e tij, Doshi zgjodhi të ironizojë ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke përdorur një deklaratë të bërë prej këtij të fundit lidhur me thirrjet nga SPAK.

‘U pyeta për një çështje që s’ka lidhje me mua, kolegët siç ka thënë Erioni të thërrasin edhe për çështje që s’kanë lidhje me ty…’, u shpreh Tom Doshi.

Deklarata vjen në një kohë kur hetimet dhe thirrjet në SPAK ndaj figurave politike janë shtuar ndjeshëm, duke sjellë në vëmendje reagime dhe komente të ndryshme nga aktorët kryesorë në skenën politike.

LEXO  Vjedhja si në filma e muzeut të Luvrit, reagon Macron

Kujtojmë që Tom Doshi ka qenë deputet me PS për tri mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021. Por në zgjedhjet e 11 majit, Doshi doli fitues por la mandatin si përfaqësues në qarkun e Shkodrës.

Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjera.”

Lajme Te nGjashme