U përfolën për një romancë, Eminem dhe stilistja shqiptare shihen për herë të parë bashkë (VIDEO)

rej disa ditësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit të famshëm, Eminem dhe stilistes shqiptare, Katrina Malota. Së fundmi në rrjet po bën xhiro një video ku reperi legjendar është në shoqërinë e stilistes së tij prej vitesh.

Ata janë parë duke u futur në të njëjtën makinë pas një darke në një restorant të njohur në Detroit.

Pamjet, të publikuara fillimisht nga “TMZ”, janë bërë virale brenda pak orësh, me fansat që komentojnë se kimia mes tyre është mëse e dukshme.

Sipas burimeve pranë mediave amerikane, Marshall Mathers (emri i vërtetë i reperit) dhe Malota janë bërë dukshëm më të afërt në muajt e fundit, pas një bashkëpunimi të gjatë profesional në skena, koncerte dhe xhirime videoklipesh.

Katrina Malota është një stiliste dhe make-up artiste me karrierë ndërkombëtare, e cila ka punuar me disa prej emrave më të njohur të industrisë muzikore si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Pavarësisht kësaj, ajo ka ruajtur një profil të ulët në rrjete sociale, ashtu si edhe vetë Eminem, i cili prej vitesh ka shmangur çdo koment rreth jetës së tij personale.

LEXO  U dhunua 2 muaj më parë/ Ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (Foto)

Burime të afërta me çiftin pretendojnë se marrëdhënia e tyre nisi si miqësi profesionale, por me kalimin e kohës “ata u afruan në mënyrë natyrale”, siç e kanë përshkruar disa burime për “TMZ”.

As Eminem dhe as Katrina nuk kanë dhënë ende ndonjë reagim zyrtar, duke e lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një romancë të re, apo thjesht për një marrëdhënie të ngushtë pune.

Lajme Te nGjashme