E rëndë / Të shtëna me armë pas përleshjes mes dy grupeve, raportohet për të plagosur

Alarm është dhënë në qytetin Hanover të Gjermanisë, pas një incidenti me të shtëna armësh, që sipas raportimeve të para ka shkaktuar disa të plagosur.

Sipas të përditshmes Hannoversche Allgemeine, ngjarja ndodhi pas një përleshjeje mes dy grupeve personash, gjatë së cilës u përdorën edhe armë zjarri.

Ende nuk është bërë e ditur gjendja e të plagosurve, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për shkaqet e incidentit apo për numrin e saktë të të përfshirëve.

LEXO  Dëmi i shkaktuar në shtet, miliona euro/ Shmangën detyrimet tatimore për 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum”! Ekzekutohen 9, në kërkim 5 të tjerë

Një person është arrestuar, sipas policisë lokale, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe forcat gjermane të rendit vazhdojnë operacionin në zonën ku ndodhi ngjarja.

Lajme Te nGjashme