A e kontaktuan zyrtarët shqiptarë pas atentatit? Ranucci: Mora mesazhe nga …

Gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci në lidhje live në një emision televiziv ka zbuluar se kush i ka shkruar pas antentatit.

Gazetari theksoi se ka marrë mesazhe dhe telefonata të shumta të cilat nuk ka mundur t’iu përgjigjet të gjithave.

Ai theksoi se kryeministrja italiane, Georgia Meloni e ka telefonuar dhe e falenderoi për solidaritetin.

Ai shtoi se edhe kolegë nga Shqipëria i kanë shkruar dhe se ka shumë mesazhe për të parë se kush i ka shkruar.

“Unë kam pasur telefonin e mbushur me telefonata dhe mesazhe. Te gjithëve dua t’iu kërkoj falje që nuk iu jam përgjigjur. Kryeministrja me ka telefonuar në atë moment isha në prokurori dhe nuk i jam përgjigjur.

LEXO  Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Nuk e dija se ishte ajo se nuk e kisha numrin e saj. Jam përgjigjur pak me vone dhe e falënderoj për solidarizimin.

Tani do të shoh mesazhet që kam marr, kush më ka shkruar, kush ka ndarë solidaritet me mua. Kam marr disa mesazhe nga disa kolegë nga Shqipëria”, tha ai.

Lajme Te nGjashme