7 persona të shoqëruar për vrasjen e dyfishtë në Manëz, zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi ngjarja: Më shau

Shtatë persona janë shoqëruar për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.

Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.

Next