E mitura e denoncoi se e p*rdhunoi, arrestohet 16-vjeçari në Korçë

Një adoleshent 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë orët e fundit, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Sipas burimeve zyrtare, denoncimi është bërë nga vetë vajza e dëmtuar, e cila ka rrëfyer se i dyshuari ka abuzuar seksualisht kundër dëshirës së saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, tha policia vendore shkurtimisht për rastin që është ende nën hetim aktiv për zbardhjen e plotë.

LEXO  Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Berisha habit me përgjigjen

Çështja do hetohet edhe nga prokuroria vendore, për të zbardhur të vërtetën.

Lajme Te nGjashme