Tragjedi në vendin fqinj/ Gjenden pa jetë 3 anëtarë të së njejtës familje, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën Canaro, në provincën e Rovigos në Itali, ku tre anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, pas disa ditësh pa asnjë kontakt me të afërmit.

Sipas mediave italiane, trupat e pajetë të babait, nënës dhe vajzës së tyre 27-vjeçare u gjetën mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, pasi karabinierët, të alarmuar nga familjarët, kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë në shtëpinë që ndodhej në rrugën Cesare Battisti.

LEXO  Altin Dumani nxjerr zbuluar Ulsi Manjën: SPAK nuk ka ndaluar përdorimin e kompjuterit në burg

Gjatë kontrollit, ekipet e zjarrfikësve përdorën pajisje për matjen e gazrave dhe konstatuan rrjedhje të monoksidit të karbonit nga bojleri, që dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes tragjike.

Lajme Te nGjashme