E tmerrshme! 12 vjecari humb jetën, arsyeja do ju shokojë

Oliver Gorman u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij në Hyde, Mbretëri e Madhe.

Ai u dërgua në spital, ku më pas humbi jetën.

Ekspertiza pas vdekjes zbuloi se shkak i vdekjes ishte thithja e gazit butan, një përbërës që gjendet në deodorantët aerosol. Në dhomën e tij u gjetën disa shishe bosh.

Gjatë seancës së Koronerit në Gjykatën e Mançesterit, Andrew Bridgman shprehu “shqetësim madhor” për përhapjen e këtyre sfidave në TikTok.

Koroneri akuzoi platformën se po i “shpërndan këto sfida”, duke i bërë ato “lehtësisht të aksesueshme” për të rinjtë.

Për këtë arsye, ai kërkoi që të vendosen etiketime paralajmëruese më të mira dhe kufizime moshe për blerjen e deodorantëve aerosol.

LEXO  Siguria në plazhe, policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

Nëna e Oliverit, Clare Gillespie, e përshkroi djalin si “të ëmbël” dhe “të dashur”.

Ajo tha se nuk beson që ai e bëri këtë për t’i dhënë fund jetës, por se “diçka shkoi tmerrësisht gabim”.

Ms. Gillespie theksoi se: “Çdo djalë adoleshent merr një set Lynx [deodorantësh] në çorape për Krishtlindje, kjo është ajo që më tremb.”

Familja ka nisur një fushatë sensibilizimi të quajtur “Oliver’s Awareness” kundër bullizmit dhe rreziqeve

të trend-eve të rrjeteve sociale. Koroneri e mbylli çështjen me përfundimin e fatkeqësisë.

Lajme Te nGjashme