Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në jug të vendit, ku një i ri është konfliktuar fizikisht me një efektiv të policisë rrugore në qytetin e Beratit, gjatë një kontrolli rutinë.
Ngjarja u tensionua kur i riu zbriti nga makina dhe iu drejtua policit me fjalë kërcënuese.
Sipas pamjeve të shpërndara nga JOQ Albania, shihet se situata agravon më tej kur polici shtyu derën e automjetit, duke çuar në një konflikt fizik mes të dyve. Qytetarët që ndodheshin dhe ata që po kalonin me automjetet e tyre pranë incidentit, shihen të panikosur, duke shikuar me frikë dhe shqetësim nga konflikti.
Në video, i riu dëgjohet duke i thënë efektivit: “Mbaje t’i bijmë, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim.”
