Rrebeshe shiu apo diell? Dita e sotme suprizon, ja si pritet të jenë moti

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit.

LEXO  Starmer: Britania po hyn në gatishmëri lufte!

Temperaturat maksimale pritet të rrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Lajme Te nGjashme