SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës! Ja për çfarë akuzohet

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota . Atij iu komunikua akuza “ korrupsion aktiv në zgjedhje”. Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

LEXO  Aksident tragjik në Itali, 3 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë brenda tunelit

Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjate fushatës, ai iu drejtua Shkrelit në një takim duke i thënë: “Kristian, mos më luaj me dy porta”.

Lajme Te nGjashme