Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit, ku ka edhe politikanë! Informacion se brenda qelive ka drogë dhe telefona

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar sot në Burgun e Durrësit, në ambientet ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur, përfshirë disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë, si dhe krerë bandash kriminale.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen në disa ambiente të përbashkëta dhe qeli, pas informacioneve se brenda institucionit mund të ketë lëndë narkotike, telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara.

LEXO  Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

Dhjetëra efektivë janë angazhuar në këtë operacion, i cili vjen në vijim të masave për forcimin e sigurisë brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Lajme Te nGjashme