Shoqja e fëmijërisë së 29-vjeçares shqiptare që u vra nga burri bën gjestin e madh për 4 fëmijët e saj

Një histori tragjike ka prekur zemrat e të gjithëve në Kanada, ku 29-vjeçarja shqiptare dhe nënë e katër fëmijëve, Savanah Kulla, u vra brutalisht nga partneri i saj, Anthony Deschepper, në një parking në Brampton.

Savannah la pas katër fëmijët e saj të vegjël: Joseph (6), Mathew (5), Kalem (4) dhe Skyla-Rose (1), të cilët tashmë kanë mbetur pa nënën e tyre pas kësaj tragjedie të rëndë.

Pas ngjarjes, shoqja e saj e fëmijërisë, Veronica, ka hapur një faqe në platformën “GoFundMe” për të mbledhur ndihma, të cilat do të shkojnë në kujdesin dhe edukimin e katër fëmijëve jetimë.

Në mesazhin e publikuar në faqen e donacioneve, Veronica shkruan: “Zemrat e familjes sonë janë të thyera përtej fjalëve. Savannah ishte një shpirt i bukur, një nënë dhe mike e dashur, që jetonte vetëm për fëmijët e saj. Ata ishin drita e çdo dite të saj. Tani na takon ne të sigurojmë që ata të rriten me dashurinë dhe stabilitetin që ajo do t’u kishte dhënë.”

LEXO  Zgjedhjet e 9 nëntorit, PD shpall ekipin opozitar për 6 bashkitë (Emrat)

Fondet do të përdoren për arsimin, terapinë dhe kujdesin afatgjatë të fëmijëve. Kjo ngjarje ka prekur thellë komunitetin shqiptar, i cili është mobilizuar për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për të vegjlit.

Lajme Te nGjashme