U lirua GABIMISHT nga burgu, autoritetet britanik të ALARMUARA! Nis operacioni për kërkimin e…

Policia britanike ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për një azilkërkues etiopian që u lirua gabimisht nga burgu, ndonëse ishte dënuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në qytetin Epping, në qarkun Essex.

I dyshuari, Hadush Gerberslasie Kebatu, ishte dënuar më herët këtë vit me 12 muaj burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza për sulm seksual, tentativë për sulm seksual, nxitje të një vajze të mitur për marrëdhënie seksuale dhe ngacmim pa dhunë.

Gjatë dënimit të dhënë në shtator, gjykatësi Christopher Williams deklaroi se Kebatu “përbën një rrezik të konsiderueshëm për përsëritjen e veprës”.

20 vende bashkohen për të ‘goditur’ Rusinë: Nafta dhe gazi jashtë tregut global

LEXO  Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e premte

Lirimi “aksidental” që tronditi autoritetet

Sipas “Sky News”, Kebatu ishte liruar nga burgu HMP Chelmsford pasi ishte planifikuar që të deportohej menjëherë nga autoritetet britanike të emigracionit.

Megjithatë, për arsye ende të paqarta, nuk ndodhi transferimi te zyrtarët e emigracionit, dhe i dënuari u la i lirë nga burgu.

Policia e Essex-it njoftoi se gabimi u zbulua të premten rreth orës 12:57, ndërsa hetimet treguan se Kebatu kishte hipur në një tren me drejtim Londrën nga stacioni Chelmsford në orën 12:41.

Treni ndaloi në Shenfield dhe Stratford, përpara se të mbërrinte në stacionin London Liverpool Street në orën 13:18, sipas të dhënave.

Lajme Te nGjashme