Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët në njërin prej automjeteve.

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Gjoricë, ku janë përplasur dy makina.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët në njërin prej automjeteve.

Të plagosurit, janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Bulqizë-Gjoricë janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit S.A., dhe B.T.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit B.T., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policies.

Lajme Te nGjashme