Aksident në Fier, këmbësorja përplaset nga një automjet, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Mercedes, i cili drejtohej nga një vajzë.

Ngjarja ka ndodhur teksa këmbësorja ishte duke kaluar në vijat e bardha.

Si pasojë e goditjes, automjeti Mercedes është përplasur edhe nga pas nga një tjetër mjet tip Volkswagen, që po ashtu drejtohej nga një vajzë.

Në aksident janë përfshirë tre vajza, dy drejtueset e mjeteve dhe këmbësorja. E lënduara është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Lajme Te nGjashme