I ftuar në intervistën e ditës, Genti Çela, Kryetar i PD Pogradec, foli mbi situatën e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila nesër pritet të paraqitet para SPAK për të dëshmuar lidhur me akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të.
Çela theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, por ai shprehu dyshimet se Balluku mund të mos paraqitet për shkak të manovrave politike që janë bërë për ta vonuar këtë proces. Sipas Çelës, është e mundur që Balluku të justifikohet me një arsye të ligjshme për të mos u paraqitur nesër, duke përmendur mundësinë e një kërkese për shtyrje apo justifikime të tjera të mundshme për të fituar kohë.
Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke shfrytëzuar mbështetjen politike dhe mbrojtjen që mund të ketë nga qeveria. Çela theksoi se kjo është një mundësi për drejtësinë të tregojë nëse po bën hapin e duhur në luftën kundër korrupsionit të lartë, ose do i lejojë politikanët të vazhdojnë të manipulojnë proceset ligjore për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tyre korruptive.
Pjesë nga deklarata:
Lajm shumë i rëndësishëm përsa kohë numri dy i qeverisjes, ndërkohë që ka pasur edhe zëvendësministra të tjerë me probleme të tilla korrupsioni galopant. Patjetër që ushtarët e Erilindjes bien një nga një. Duhet të kuptojmë: gjenerali i këtyre ushtarëve të rënë si Sajmir Tahiri, Erion Veliaj e shumë të tjerë duhet të kuptojmë më në fund që shkaktari kryesor i këtij korrupsioni, që ka pushtuar çdo qelizë të administratës, është Rama. Nuk mund të vazhdojnë të hanë “kumbulla e dardha” është një shprehje që thotë ai secili nga anëtarët e kabinetit të vet, me të cilët do të formonte dhe një qeveri, në burg apo paraburgim.
Ka vepruar gjithmonë në kokën e vet, pa miratimin, pa urdhrin, pa presionin e kryeministrit për të firmosur aferat korruptive. Edhe pse ka pasur ndonjëherë Shqipëria duke thyer rekorde botërore sa i takon çmimeve për km rrugë, kjo lidhet edhe me zëvendës-kryeministren Balluku. Ajo patjetër i është drejtuar tashmë bashkimit të shokëve të tjerë të PS në burg dhe është rrugës për atje, sado që përpiqet të zgajë paraqitjen e saj në SPAK. Mendoj që edhe nesër ashtu do të veprojë, duke mos u paraqitur dhe duke u argumentuar që është jashtë evidencës. Patjetër një ditë do t’i bashkohet burgut, dhe duke pritur që drejtësia të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së saj dhe ta thërrasë, qofte si person në dijeni, por sigurisht si shkaktarja kryesore e këtij korrupsioni, vet kryeministri.
Ai është promotori më i madh i një shpure, në këtë rast servilesh e injorantesh. Ka grumbulluar rreth vetes njerëz anonimë, pa identitet politik, të kthyer në vegla që firmosin pa asnjë mëdyshje të gjitha aferat që kryeministri parashikon të vjedhë, dhe ata nuk ruhen deri kur i vjen kjo thirrje, siç i ka ardhur njeriut të dytë të qeverisë dhe njeriut më të besuar në krah të Rames.
Nëse nuk kemi këtë shpurë pa identitet dhe mediokresh, pavarësisht ditëve të lumtura, këta krah udhëheqësit do të duhet të drejtohen drejt qelisë për të mbajtur përgjegjësinë për rekordet e korrupsionit që e kanë kthyer Shqipërinë në një hambar të madh korrupsioni dhe kokaine.
