Kapet shqiptari në Itali / Natën në burg, ditën shiste drogën nën logon e Cristiano Ronaldo-s

Policia italiane ka vënë në pranga një 52-vjeçar shqiptar dhe një 22-vjeçar rumun, pas një operacioni antidrogë në zonën e Villaggio Gescal, San Giusto.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit, uniformat blu zbuluan 15 kilogramë hashash të ndarë në disa pako, një pjesë e të cilave ishte fshehur në kuti këpucësh në dollap, ndërsa pjesa tjetër, me imazhin e futbollistit Ronaldo, ishte gjetur në dhomën e gjumit.

52-vjeçari shqiptar ndodhej në masën e dënimit me kusht. Ai duhej të flinte në burg nga ora 22:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit, por ishte i lirë të largohej gjatë ditës.

Hetimet zbuluan se shqiptari, i cili ndodhej nën masën e lirisë me kusht për trafik droge, kishte rifilluar aktivitetin e tij kriminal.

Policia arriti të identifikojë dhe ndalojë dy të dyshuarit pas një ndjekjeje, duke sekuestruar gjithashtu një dozë hashashi të fshehur në një vazo në kuzhinë. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së drogës.

Lajme Te nGjashme