Mostrat e ADN-së të mbledhura gjatë hetimeve nga autoritetet franceze pas grabitjes së muzeut të Luvrit çuan në arrestimet e dy personave. Arrestimet e dy hajdutëve u zhvilluan vonë të shtunën.
Dy të arrestuarit janë në të tridhjetat dhe të dy vijnë nga Aubervilliers. Roli i tyre i dyshuar në vjedhje është i panjohur, por ata paraqiten si të dyshuarit kryesorë. Njëri nga dy të dyshuarit, ka shtetësi franceze dhe algjeriane dhe u arrestua në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ndërsa po përgatitej të nisej për në Algjeri. Personi tjetër i arrestuar ka shtetësi franceze.
Teknikat e mbledhjes së ADN-së kanë evoluar ndjeshëm, duke e bërë të mundur sot identifikimin e profilit të një të dyshuari me shumë pak të dhëna. Megjithatë, ndërsa hetimi përparoi këtë javë me arrestimin e këtyre të dyshuarve, bizhuteritë e vjedhura ende nuk janë gjetur nga hetuesit, duke zvogëluar kështu shanset për t’i gjetur ato.
