Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi kërkesën e Veliajt për të shfuqizuar shkarkimin nga detyra
Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij nga detyra.
Pas një seance që zgjati rreth shtatë orë, u dëgjuan argumentet e të dyja palëve, ndër to edhe pretendimet e Veliajt për “standard të dyfishtë” në zbatimin e ligjit.
Menjëherë pas përfundimit të seancës, Veliaj u largua nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe u shoqërua nga Policia e Burgjeve drejt qendrës së paraburgimit në Durrës.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, bëri me dije se data dhe ora e shpalljes së vendimit do të publikohen në vijim. /noa.al



