Renditja e 12 shenjave në Horoskopin e Paolo Fox për Nëntor 2025. Dhe nota e fatit për çdo shenjë

Sipas Paolo Fox, Akrepi, Luani dhe Peshorja janë më me fat në nëntor 2025 — fati, dashuria dhe karriera ecin në sinkron.

Në anën tjetër, Ujori, Binjakët dhe Demi duhet të tregojnë kujdes me fjalët, zgjedhjet dhe emocionet. Pjesa tjetër e zodiakut gjen një ekuilibër të qëndrueshëm midis përpjekjes dhe shpërblimit.

Nëntori, në fund të fundit, është një muaj që shpërblen guximin, sinqeritetin dhe aftësinë për të ndjekur intuitën

Astrologu Paolo Fox publikoi pasqyrën zodiakale për nëntorin 2025, ku sugjeron se qielli sjell ndryshime të forta për të gjitha shenjat.

Ai veçon se disa ndriçohen nga Venusi dhe Jupiteri, duke përjetuar dashuri, fat dhe suksese profesionale, ndërsa të tjera duhet të ecin me kujdes për shkak të ndikimeve të Saturnit dhe Marsit që testojnë durimin e tyre.

Kjo është renditja e plotë e 12 shenjave të zodiakut për nëntorin 2025, nga ato më me fat deri tek ajo që duhet të reflektojë më shumë.

1. Akrepi – Rilindje e plotë dhe fati në maksimum

Akrepi është pa dyshim ylli i muajit. Nëntori i sjell energji të re, pasion në dashuri dhe mundësi konkrete në punë. Ndikimi i Marsit dhe Diellit në shenjën tuaj ju bën të guximshëm dhe të pagabueshëm në vendime. Në dashuri, mund të ndjeni se çdo gjë rifillon nga e para me një intensitet të rrallë. Në punë, sukseset janë të dukshme, veçanërisht për ata që guxojnë të ndryshojnë drejtim.

Nota e fatit: 10/10

2. Luani – Forcë, pasion dhe sukses profesional

Luanët e nëntorit janë të pamposhtur. Venusi ju mbështet në dashuri, ndërsa Jupiteri ju jep mundësi të reja profesionale. Marrëdhëniet përmirësohen dhe një projekt i rëndësishëm më në fund sjell rezultatet e pritshme. Kujdes vetëm me lodhjen: energjia është e madhe, por e konsumueshme.

Nota e fatit: 9.5/10

3. Peshorja – Harmoni, dashuri dhe shpërblime të merituara

Pas një periudhe me pasiguri, Peshorja gjen sërish qetësinë që kërkon. Venusi ju jep ndjeshmëri dhe elegancë emocionale, duke rikthyer ngrohtësinë në marrëdhënie. Në punë, diplomacia dhe kreativiteti hapin rrugë të reja.

Nota e fatit: 9/10

4. Peshqit – Frymëzim, dashuri dhe qetësi shpirtërore

Peshqit ndihen si në elementin e tyre këtë muaj. Intuita, krijimtaria dhe dashuria bashkohen për t’ju dhënë momente të bukura. Projektet artistike ose profesionale përparojnë ngadalë, por me siguri. Në dashuri, një ndjenjë e thellë ju mbush me qetësi.

Nota e fatit: 8.5/10

5. Gaforrja – Zgjim emocional dhe përmirësim i ndjeshëm

Ky është muaji i kthimit të emocioneve pozitive për Gaforren. Ndjenjat bëhen më të thella dhe raportet e sinqerta forcohen. Në punë, ka një frymë bashkëpunimi që ju ndihmon të ecni përpara. Kujdes me lodhjen emocionale: jepni vetes pushimin që meritoni.

Nota e fatit: 8/10

6. Virgjëresha – Stabilitet dhe qartësi pas stuhisë

Pas periudhash të turbullta, Virgjëresha më në fund merr frymë. Kjo është një fazë e qëndrueshme, ku organizimi dhe qetësia shpërblehen. Në dashuri, rikthehet harmonia përmes dialogut. Në punë, aftësia juaj analitike sjell fitime të reja.

Nota e fatit: 7.5/10

7. Shigjetari – Energjik, por pak i shpërndarë

Shigjetarët e nëntorit janë plot ide dhe dëshira, por shpesh nuk arrijnë t’i konkretizojnë. Në dashuri, pasioni ndizet, por mund të shuhen shpejt nëse mungon vëmendja. Në punë, kërkohet fokus. Fati ju ndihmon, por kërkon përkushtim.

Nota e fatit: 7/10

8. Dashi – Rilindje e ngadaltë dhe vendime të rëndësishme

Për Dashin, nëntori është një muaj i kthesave. Dielli sjell guxim, por Venusi teston ndjenjat. Në dashuri, duhet të gjeni ekuilibrin midis pasionit dhe durimit. Në punë, projektet fillojnë të japin shenja suksesi, por rezultatet kërkojnë kohë.

Nota e fatit: 6.5/10

9. Bricjapi – Stabilitet, por lodhje emocionale

Bricjapi ndien nevojën për qetësi dhe për ta marrë jetën më me ritëm të ngadaltë. Në punë, sukseset janë të mundshme, por shoqërohen me lodhje. Në dashuri, ka më shumë qëndrueshmëri sesa pasion.

Nota e fatit: 6/10

10. Demi – Durim dhe vëmendje ndaj marrëdhënieve

Demi përjeton një muaj reflektimi. Në dashuri, ftohtësia mund të zëvendësohet me tensione, ndaj është e nevojshme qetësia. Në punë, ecet ngadalë por sigurt. Mos e humbisni besimin, sepse fundi i muajit sjell një dritë të re.

Nota e fatit: 5.5/10

11. Binjakët – Fjalë të tepërta dhe vendime të paqarta

Binjakët janë mes dy rrugëve: duan të ndryshojnë, por nuk kanë ende drejtim. Në dashuri, mos premtoni më shumë sesa ndjeni. Në punë, shpërqendrimi mund të kushtojë. Paolo Fox ju këshillon të ngadalësoni dhe të fokusoheni në atë që është realisht e rëndësishme.

Nota e fatit: 5/10

12. Ujori – Ndryshime pa ekuilibër dhe tension i brendshëm

Ujori është shenja që duhet të bëjë më shumë kujdes këtë muaj. Nëntori sjell ndryshime të mëdha, por jo gjithmonë të qarta. Në dashuri, luhatjet janë të forta dhe keqkuptimet mund të shkaktojnë ftohje. Në punë, mungesa e durimit mund t’ju pengojë të shihni mundësitë e vërteta. Kujdes edhe me lodhjen mendore./noa.al

Nota e fatit: 4.5/10