Hakmarrja mes dy familjeve në Kretë ka përfunduar në një masakër të përgjakshme. Të paktën dy të vdekur dhe 15 të plagosur, një në gjendje shumë të rëndë, është bilanci i asaj që ndodhi në fshatin Vorizia.
Sipas asaj që shkruajnë mediat viktimat janë nga anët e të dyja familjeve. Në mesin e tyre ka fëmijë dhe gra.
Të shtënat me kallashnikov nisën si hakmarrje ndaj një bombe që shpërtheu në banesën e një prej familjeve.
Në fshat kanë shkuar forca të shumta policie që të japin përshtypjen e një lufte që ka ndodhur në fshatin e vogël grek.
Mediat shkruajnë se janë shtënë më shumë se 2 mijë plumba.
Pjesa tjetër e banorëve të fshatit janë mbyllur në shtëpitë e tyre, duke qenë nën “pushtetin” e plumbave.
Në momentin që ka ndërhyrë policia, ata kanë pushuar së qëlluari në fshat.
Por ata nuk janë ndalur, pasi mediat raportojnë se të shtënat janë zhvendosur në kanionin e Vorizias.
Ndërkohë autoritetet përballen me një problematikë tjetër, frikës se hakmarrja mund të vazhdojë edhe në dyert e spitaleve.
Për këtë arsye familjet janë transportuar në spitale të ndryshme.




