E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtarja Gerona Hyska, për të treguar mbi historinë e saj të suksesit dhe karrierën në SHBA. Si ishin fillimet e saj në një vend të huaj, sfidat por dhe gëzimet e saj…
Pjesë nga intervista:
A beson te dashuria e vërtetë si në përralla?
Ndoshta me periudha. Në këto momente, jo. Nuk besoj për momentin.
A ia ke thyer ndonjëherë zemrën dikujt?
Atë nuk e di. Ndoshta padashur. Ndoshta me dashje.
Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për dashurinë?
Unë jam një person shumë i çmendur. Janë shumë, ka dhe ekstreme. Kam bërë shumë, aq sa ka pasur momente që nuk kam njohur veten time. Kam marrë avionin me orë të tërë thjesht për të shkuar e për të takuar personin në fjalë. Ka pasur dhe momente kur kam dalë në mes të natës nga shtëpia, sepse personi me të cilin kam qenë e dinte që jam njeri që provokohem shumë shpejt dhe jam tip impulsiv, më ka thënë që jam në filan vend dhe unë dal në mes të natës me pizhame, marr taksi për të shkuar aty. Kur shkoj aty nuk ka pasur asnjë këmbë njeriu. Dhe e shoh veten aty me pizhame, vetëm me ato vajzat kameriere.




