“Është mbledhur bordi i mafies…”/ Shpërthen ashpër gazetari: Ndaj Ballukut do kërkohet …

Gazetari Basir Çollaku shpreh sigurinë e tij, se ndaj numrit dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku do të kërkohet një masë sigurie shtrënguese në Kuvend.

I ftuar në një studio televizive, Çollaku thotë se një kërkesë e tillë duhet të kishte mbërritur tanimë në Parlament, në atë që e cilëson si emergjencë mos-vajtjen në zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Belinda Ballukut, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë.

Sipas Çollakut, vonesa për masën shtrënguese të sigurisë ndaj zonjës Balluku, ka si prapaskenë përplasjen mes bandave, apo dhe ‘luftën’ që kryeministri Rama u ka shpallur prokurorëve të SPAK për të mos e hetuar.

Lidhur me telefonatën që aludohet se kryeministri Edi Rama ka bërë përmes ish ministrit Ulsi Manja, për të kërcënuar prokurorin Dritan Prençi për hetimet ndaj zëvendëses së saj, Çollaku e konsideron një vepër penale për të cilën thotë se duhet të ngrihet akuzë për ndikim të paligjshëm, si ndaj Ramës ashtu dhe ndaj Manjës.

SPAK duhet të vepronte me emergjencë, siç ishte rasti i Veliajt. Besoj se do shkojmë te masa e sigurisë për masë shtrënguese te Balluku, mendoj se do t’i drejtohet Kuvendit.

Duhet të kishte mbërritur në Parlament, dhe emergjenca duhet të ishte mos-vajtja e saj në zyrë. S’po them për një deputet nën hetim e s’drejton institucione, drejton ministrinë që po hetohet dhe mld euro që dyshohet të jenë abuzuar.

Oficerët e BKH duhet të shkojnë në ministrinë që drejton për të marrë leje. Është një përplasje bandash. Është mbledhur bordi i trafikut e mafies që mbështesin mazhorancën për të vonuar masën shtrënguese, që ka sjellë edhe presionin te prokurori. Telefonatën Rama e bëri për të mos e hetuar atë, kryeministrin.

Verifikohet lehtësisht dhe shpejt, BKH, duhet të ketë një njësi, e ka që përgjon prokurorët e gjyqtarët, edhe për sigurinë e tyre apo dhe rastet kur bien pre e joshjes në konflikt me detyrën, kjo shkon si lëndë te drejtuesi. Zyrtarisht ne duhet ta kemi këtë telefonatë të përgjuar.

Ata që s’e kanë kryer përgjimin e telefonatës kanë konsumuar vepër penale, nëse s’e kanë përgjuar. Me pasjen e këtij materiali, akuza është ndaj Ramës ‘për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm’. E kanë atë material procedural dhe mund të ngrenë ndjekje penale për Ramën dhe Manjën, është kryer shqeto ndikimi i paligjshëm.

SPAK e ka pasur akuzën të qartë për Belinda Ballukun që shkon nën akuzë për tunelin Llogarasë. Procedimet që u bashkuan, tregon që procedimet e nisura s’i përkasin vetëm tunelit.

Tunel që ka errësirë në fund për të pandehurën e jo dritë. Tenderi është shpallur i fituar në Turqi e jo në Tiranë. Ata janë takuar bashkarisht në Turqi, tenderi i parë u anulua, u bë tjetri me 190 mln euro. Tenderin e ka shpallur fitues Rama.

Next