Automjeti përplas biçikletën, lëndohet 86-vjeçari

Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Koplik.

Automjeti me drejtues shtetasin I. B., 38 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. M., 86 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi M. M., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin I. B. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Next