Zbulohen detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri.
Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.
Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Mjeti Benz eci për disa metra dhe ndalon nga të shtënat.
Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë.
Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë Krujës.
